Fjalë Kyçe

Edhe një mjek shqiptar humb betejën me COVID-19

Edhe një mjek shqiptar humb betejën me COVID-19

Mjeku në Shqipëri Ilirjan Draçi ka humbur betejën me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv”.

“E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.U prehsh në paqe dr. Draçi😢Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”,  shkruan ajo.