Fjalë Kyçe

Ja çka bën Tayna para se të flejë

Ja çka bën Tayna para se të flejë

Është prej artisteve më të suksesshme shqiptare dhe mbetet ndër emrat më të komentuar.

Reperja e njohur Tayna edhe pse në mungesë të koncerteve për shkak të pandemisë, ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja muzikore.

Por, me gjithë këto angazhime, reperja gjithmonë ka treguar se hobi i saj është leximi, e kjo bie në sy edhe në postimet që bën.

Mbrëmë Tayna ka postuar një fotografi ku shihet se para gjumit ajo lexon librat e saj të pëlqyer.

Kjo nuk është hera e parë që Tayna merr vëmendjen për këtë, vetëm pak kohë më parë ajo ndau me adhuruesit e saj në Instagram një pjesë të dhomës së gjumit ku shihen një minibiblotek.

Ndryshe, kënga fundit e reperes prizrenase është “Qe qe”, e që u prit mirë nga publiku dhe u kthye në hitin e verës 2020.