Fjalë Kyçe

Rukiqi me njoftim të ri për punëtorët që punojnë në komunat ku ka orë policore

Rukiqi me njoftim të ri për punëtorët që punojnë në komunat ku ka orë policore

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka publikuar së fundi një njoftim që ka të bëjë me punëtorët që punojnë në zonat e kuqe të rrezikut me COVID-19, ku edhe është e vendosur ora policore.

Rukiqi tha se atyre u lejohet të kthehen në vendbanimet e tyre, deri në një orë pas orës policore, por që të njëjti duhet të kenë vërtetimin që kanë qenë në orar të punës deri në ora 19:00.

Gjithashtu ai tha se Qendra Operative e MPB-së e ka përcjellur informatën tek policia, në mënyrë qët ë mos ketë asnjë pengesë në lëvizjet e punëtorëve.

Postimi i plotë:

Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:

1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;

2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.

Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve.