Fjalë Kyçe

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati infektohet me COVID-19

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati infektohet me COVID-19

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kastrati  përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se është testuar për COVID-19 dhe tashmë është njoftuar se ka rezultuar pozitiv.

Ai tha se do të izolohet në shtëpi  dhe se do t’ju përmbahet këshillave mjekësore, transmeton lajmi.net.

“Pas nënshtrimit të kontrollës mjekësore dhe testimit për Covid-19, kam rezultuar pozitiv. Gjatë këtyre ditëve do ju përmbahem këshillave mjekësore, duke qëndruar në shtëpi”, ka shkruar ai.