Fjalë Kyçe

Eskalon situata në Kuvend, gati përplasen fizikisht Mimoza Kusari dhe Arben Gashi

Eskalon situata në Kuvend, gati përplasen fizikisht Mimoza Kusari dhe Arben Gashi

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetes Mimoza Kusari-Lila e deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, përplasjet mes Kusarit dhe Gashit kanë vazhduar edhe përtej foltores.

Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.

Edhe pas përfundimit të fjalës, kanë vazhduar përplasjet mes Kusarit dhe Gashit.

Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.

Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalë deputetin Gashi.

Aty është ndërprerë seanca.