Ejupi thotë se aktualisht ndodhet në Gjermani dhe nuk është në kërkim apo ilegalitet.
Florim Ejupi për “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka treguar për arratisjen nga Bondsteel-i.
“Akuzat ndaj meje ishin shumë të rënda. Maltretimet ishin të mëdha. Nuk kisha shumë zgjidhje. Si djal i ri mendova ta provojë arratisjen dhe ika. Isha i sigurt se do më mbysnin…Kur jam larguar dera ka qenë e hapur dhe nuk kishte shumë siguri”, rrëfen Ejupi.
Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.