Fjalë Kyçe

“Paramendojeni çka mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja” – Latifi kritikon ashpër deklaratën e Selmanajt

“Paramendojeni çka mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja” – Latifi kritikon ashpër deklaratën e Selmanajt

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj ku ka thënë se jemi lodhur nga çështja e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka kritikuar Selmanaj duke thënë se “paramendojeni çka mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja”, përcjell Gazeta Insajderi.

“Kur në Qeverinë e Kosovës ka njerëz që po thonë se janë lodhur nga këto rrëfime, paramendojeni çka mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja. Në foto: Saranda Bogujevci, pak ditë pas masakrës në familjen e saj”, ka shkruar Latifi.