Fjalë Kyçe

OBSH-ja hedh poshtë ilaçin e parë antiviral remdesivir: Mos e përdorni

OBSH-ja hedh poshtë ilaçin e parë antiviral remdesivir: Mos e përdorni

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përditësuar udhëzimet e saj të vazhdueshme për Covid-19, duke këshilluar mospërdorimin e ilaçit antiviral remdesivir për të trajtuar pacientët e shtruar në spital, pa marrë parasysh sa e rëndë mund të jetë sëmundja e tyre.

Sipas ndryshimeve, botuar në revistën mjekësore BMJ, provat aktuale nuk sugjerojnë mes të tjerave që remdesivir ndikon në uljen e vdekshmërisë nga Covid-19 ose në nevojën për ventilim mekanik.

Njoftimi vjen rreth një muaj pasi kompania Gilead Sciences, prodhuesi i remdesivirit, njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) miratoi remdesivirin për trajtimin emergjent të infeksionit të koronavirusit. Ky ilaç u bë medikamenti i parë i koronavirusit që mori miratimin e FDA.