Fjalë Kyçe

Pas deklaratave ‘të forta’, ambasadori Gashi pritet në zyrë nga Presidenti Macron

Pas deklaratave ‘të forta’, ambasadori Gashi pritet në zyrë nga Presidenti Macron

Ambasadori kosovar në Francë, Qëndrim Gashi, ka falënderuar presidetin francez, Emmanuel Macron, për ftesën e bërë në Pallatin Élysée, të cilët më pas biseduan me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, e ka konsideruar këtë gjest si një simbol i miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Përgjatë takimit përmes video-konferencës, Macron u zotua se do ketë takim në nivel ekspertësh me delegacionin kosovar për të biseduar lidhur me çështjen e vizave.

Postimi i plotë i Gashit:

Presidenti Macron dje më nderoi me ftesën në Pallatin Élysée, për të marrë pjesë në bisedën e tij në videokonferencë me Kryeministrin tonë Hoti. E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë. Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Ne i jemi mirënjohës atij dhe Francës për kontributin e jashtëzakonshëm që ata ia ofrojnë Kosovës në vazhdimësi, në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore. Merci!