Fjalë Kyçe

Situatë e rënduar në Maqedoni: 25 të vdekur nga Covid-19

Situatë e rënduar në Maqedoni: 25 të vdekur nga Covid-19

25 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, nga 3 mijë e 109 testime, 1 mijë e 182 kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu, MSH-ja njofton se janë shëruar 707 pacientë.

Shkupi ka regjistruar 544 raste të reja, duke u radhitur si qyteti më i prekur nga koronavirus.