Një person nga Prishtina ka raportuar se i është djegur vetura në oborrin e tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Prishtinasi ka thënë se pasi e ka parkuar veturën në oborr, ka dëgjuar një krismë dhe më pas ka vërejtur se vetura po digjej.
Ai pohon se nuk dyshon në askënd, sepse nuk kishe probleme me ndonjë person.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore dhe rasti është duke u hetuar.