Fjalë Kyçe

10 të vdekur dhe 707 raste të reja me koronavirus në Kosovë

10 të vdekur dhe 707 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.831 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 707 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Dragash 1 rast, Istog 1 rast, Klinë 1 rast, Podujevë 1 rast, Shtime 1 rast, Vushtrri 1 rast, raporton IKShPK.

Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.