Fjalë Kyçe

Aksident mes veturave zyrtare në Vushtrri, 4 të lënduar

Aksident mes veturave zyrtare në Vushtrri, 4 të lënduar

Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave zyrtare dje në Vushtrri rreth orës 14:10.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia për rajonin e Mitrovicës ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy ngasësit e veturave dhe dy pasagjerët.

Kështu të lënduarit janë dërguar për spital dhe kanë marrë tretman mjekësor. Pas marrjes së tretmanit ata janë liruar për në shtëpi.

Ndërsa nga Policia thonë se ky rast është duke u hetuar.