Fjalë Kyçe

Përmbytet Serbia nga vërshimet

Përmbytet Serbia nga vërshimet

Në Kralevë për shkak të reshjeve të mëdha është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ka thënë shefi i Sektorit serb për Situata Emergjente Predrag Mariq. Situatë e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Mitrovicë të Sremit dhe Kniq.

Mariq ka thënë se për shkak të reshjeve të mëdha uji ka hyrë nëpër oborre dhe bodrume të 50 shtëpive, dhe se tre persona janë evakuuar. Ai gjithashtu ka thënë se janë shpëtuar edhe 15 udhëtarë të cilët për shkak të reshjeve kanë ngecur në rrugën Kralevë – Kragujevc.

Ai gjithashtu ka thënë se reshje të mëdha ka edhe në Luçani dhe Çaçak, si dhe për shkak të paralajmërimit të reshjeve më të mëdha pjesëtarët e Sektorit për Situata Emergjente janë dërguar nëpër vende të krizës.

“Edhe në Tutin lumi ka dal nga shtrati dhe uji ka hyrë në 20 shtëpi. Në vendin Vinç afër Çaçakut janë evakuuar dy persona”, ka thënë Mariq.