Fjalë Kyçe

Në Klinikën Infektive janë 110 pacientë të shtrirë me koronavirus, 6 me gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive janë 110 pacientë të shtrirë me koronavirus, 6 me gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK’së po mjekohen 110 pacientë me koronavirus. Gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje më të rëndë në respirator duke u mjekuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Ne në Klinikën Infektive sot i kishim 110 pacientë të hospitalizuar, 60 për qind e pacientëve janë me oksigjenoterapi derisa gjashtë pacientë i kishim në respiratorë. Kemi një fluks të shtuar të pacientëve të cilët vijnë për spitalizim dhe pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitiv dhe kërkojnë trajtim për shkak të infeksionit”, tha për RTV21 Lindira-Ajazaj-Berisha, drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Gjatë ditëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarve me gjithë masat e marra nga ana e Qeverisë për parandalimin e pandemisë.