Fjalë Kyçe

Haradinaj thirrje ministres së Jashtme: Të publikohen emrat e të gjithë pjesëtarëve të shërbimit diplomatik të Kosovës

Haradinaj thirrje ministres së Jashtme: Të publikohen emrat e të gjithë pjesëtarëve të shërbimit diplomatik të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Melisa Haradinajt që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës.

Këtë Haradinaj e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook.

“I bëj thirrje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, ka shkruar Haradinaj.