Fjalë Kyçe

Gjilanasi e rrah babanë dhe vëllanë e tij, arrestohet nga policia

Gjilanasi e rrah babanë dhe vëllanë e tij, arrestohet nga policia

Një person në fshatin Malishevë të Gjilanit është arrestuar dje për dhunë në familje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ai dyshohet se ka fyer dhe sulmuar fizikisht babanë dhe vëllanë e tij, shkruan lajmi.net.

I njëjti, dyshohet se veprën penale e ka kryer nën ndikim të alkoolit.Policia thotë se nga ky rast nuk është raportuar për asnjë të lënduar, ndërkaq që me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.