Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri e Driton Selmanaj, ka thënë se institucionet do t’i nderojnë të gjithë dëshmorët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ai 28 Nëntorin e sivjetmë e ka nisur me homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova. Ka thënë se sot është festë për çdo shqiptar.
“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet Nëntori i Parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, dhe te shtatorja e presidentit Rugova, e tash do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjtë, për të treguar nderime ndaj tyre dhe gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, ka thënë Hoti.