Armend Muja ka publikuar një pasqyrë të përgjithshëm të zgjedhjeve në Podujevë.
Sipas tij, Vetëvendosja është fituese e këtyre zgjedhjeve. Shpejtim Bulliqi, 50.02% ndërsa Nexhmi Rudari 40.11% e Naim Fetahu nga PDK, 9.87%.
Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se procesi i deritanishëm zgjedhor në Podujevë e Mitrovicë të Veriut është zhvilluar pa incidente apo parregullësi që mund të cenojnë integritetin e këtij procesi.
Por, sa i përket zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, DnV ka konsideruar se nuk janë respektuar sa duhet.