Blerim Latifi, këshilltari i Kadri Veselit dy ditë më parë Xherdan Shaqirin e ka quajtur të padijshëm për shkak se kishte përdorur fjalën “elhmadulilah”.
Deputeti i partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli, Mergim Lushtaku ka përdorur të njëjtën fjalë për ta falënderuar muajin e shenjt të Ramazanit.
Lushtaku në një postim në Facebook ka shkruar “Elhamdulilah për të gjitha të mirat që na i ka dhuruar!”.
“Sot po e përcjellim ditën e fundit të muajit të agjërimit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një shkollë për shumë aspekte, për të cilat njeriu ka mundësi të mësojë. Zoti na e ka mundësuar ta presim dhe që ta përcjellim Ramazanin. Zoti na i pastë pranuar veprat e mira gjatë këtij muaji. #Elhamdulilah për të gjitha të mirat që na i ka dhuruar!”, ka deklaruar shkruar Lushtaku, transmeton Insajderi.
Blerim Latifi që njihet me qëndrimet e tij agresive kundër myslimanëve e kishte konsideruar si njeri të padijshëm Xherdan Shaqirin. Futbollisti i Liverpoolit kishte falënderuar Zotin pasi fitoi të dielën Ligën e Kampionëve duke thënë “elhamdulilah”.
Këshilltari i Veselit kishte thënë se Shaqiri nuk din ta dallojë fjalët shqipe me ato arabe.
“Shumë vite më parë, rastësisht, e pata dëgjuar njërin duke i thënë një tjetri: Shqiptarit me Kuran i lejohet me i pasë katër gra! Xherdan Shaqiri është në kategorinë e këtyre njerëzve që, në mungesë të shkollimit, nuk e kanë aftësinë të dallojne kufijtë e identiteteve që kanë. Ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes asaj çka është shqiptare dhe asaj çka është arabe, ose turke e sllave. Aq më pak janë në gjëndje të dijnë origjinën e fjalëve që përdorin dhe dallimin mes etnicitetit e religjionit. Mos kërkoni prej djalit atë që me kohë nuk ia dhanë as familja, e as shoqëria!”, kishte shkruar Latifi.
Kujtojmë që Latifi përvec që është kështilltar i Veselit në të kaluarën kishte qenë këshilltar edhe i Hashim Thaçit. Në anën tjetër Xherdan Shaqiri fitojë të dilen Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, trofeun më të vlefshëm për klube.
Shaiqiri kishte fituar edhe më Bayernin Ligën e Kampionëve. Ai që nga e diela ka në shtëpinë e tij dy mediale ‘kampioni’ të Evropës