Fjalë Kyçe

Kjo është fotografia e Kurtit që u bë hit në internet

Kjo është fotografia e Kurtit që u bë hit në internet

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një fotografi jo fort e zakontë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të sapo zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në një fotografi Kurti e Bulliqi shihen duke e përqafuar trungun e një lisi. Bulliqi i kontaktuar nga Klan Kosova tha ishte vetëm fotografi e rastit dhe se nuk ka ndonjë domethënie të veçantë për të e as për liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Ai u shpreh se patën dëshirë ta mbajnë kujtim këtë lis të vjetër mbi 600 vjeçar të Podujevës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka ironizuar me foton, duke pyetur nëse ajo është bërë te Molla e kuqe. ‘A ke molla e kuqe kjo, apo?!’