Drejtoresha e Barnatores Qendrore në SHSKUK’së Gezime Pllana, ka thënë se gjatë pandemisë COVID-19 kanë ndryshuar çmimet e barnave.
Këto komente Pllana i bëri në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Ajo theksoi se hjatë pandemisë kanë vërejtur ndryshim të çmimeve, dhe se këtë tha se arsye janë kërkesat e mëdha.
Pllana gjjithashtu para anëtarëve të komisionit, tha se kanë filluar përgatitjet pas muajit shkurt për furnizim me material, dhe se aprovimet i marrin nga bordi i ShSKUK’së.
“Kërkesa ka qenë shumë e madhe edhe sot vazhdon të jetë e lartë, njësitet e kërkesës kanë qenë e para e Infektives. Jemi detyruar krejt klinikat që kanë trajtuar Covid të jetë i mbuluar me veshje të personelit”, theksoi ajo.
Pllana ka treguar se kë kanë adresë komunikimi.
“Adresë komunikimi e kam departamentin e Farmacisë në kuadër te Ministrisë së Shëndetësisë”, shtoi ajo.