Në Kizhevak të Serbisë janë duke vazhduar gërmimet për mbetjet mortore të personave që dyshohet të jenë të personave që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për KosovaPress se deri më tani kanë zbuluar pesë varreza në Serbi. E fundit në Kizhevak.
“Deri më tani janë zbuluar pesë varreza. Jemi duke gjetur mbetje mortore dhe do të punojmë deri sa të na lejojnë kushtet atmosferike”, tha ai.