Policia e Kosovës ka marrë sot një informacion se në ora 11:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, një qytetar nga vetura e tipit Audi kishte kërcënuar një person dhe kishte ikur në vendin e ngjarjes.
Mirëpo të menjëhershëm ishin reagimet e Policisë së Kosovës. Ata i janë vënë në ndjekje të dyshuarit dhe shpejtë kanë bërë lokalizimin e veturës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci ka konfirmuar këtë lajm për IndeksOnline, duke treguar kështu detaje.
“Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit ; A. D, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas I Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ai ka treguar se personave në fjalë pas kontrollit të detajuar i janë gjetur dhe sekuestruar, një revole të tipit STEYR, L9-A1 , një karikator, si dhe tridhjetë e dy copë fishek.
“Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej të njëjtin”, ka shtuar ai.