Fjalë Kyçe

Vetëvendosje thotë se do të ngre padi kundër Serbisë për gjenocidin në Kosovë

Vetëvendosje thotë se do të ngre padi kundër Serbisë për gjenocidin në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me të marrë sërish pushtetin në vend do ta padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi (GJND) për gjenocidin e kryer në Kosovë.

VV-ja ka thënë se pa ndëshkimin e krimeve të luftës, nuk mund të ketë as qetësi e as paqe të qëndrueshme.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit kujtojmë gjenocidin e fundit të Serbisë ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Mbi 13 mijë civilë të vrarë, 1643 ende të pagjetur, 20 mijë gra të dhunuara, dhe më shumë se 1 milion të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, janë shifra që kanë shtyrë përplot studiues të deklarojnë se ky është gjenocidi i dytë më i rëndë pas atij të nazizmit. Ne nuk harrojmë e as nuk do të qëndrojmë pasiv duke pritur që Serbia një ditë ta njeh të kaluarën e saj kriminale e të na kërkoj falje. Prioritet i Qeverisë sonë të re do të jetë padia për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne nuk i kemi asgjë borxh asaj, e ajo na ka shumë neve. Pa ndëshkimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë as qetësi e as paqe të qëndrueshme. Krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi për to”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.