Fjalë Kyçe

Therje me thikë në rr. Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Therje me thikë në rr. Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Një person është therur me thikë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe një person i dyshuar është arrestuar.

“Një person tjetër është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet lidhur me motivet e incidentit janë në proces”, ka thënë ai.