Një javë pasi deputetja e LDK-së, Marigonë Geci, ka përdorur foltoren e Kuvendit, që gjatë debatit para votimit të Pakos se Rimëkëmbjes Ekonomike, të shpërthejë në akuza ndaj PDK-së dhe ish-krerëve të UÇK-së për vrasjet politike të pasluftës në Kosovë, ajo e ka vazhduar këtë temë edhe sot.
Marigonë Geci gjatë seancës së Kuvendit është përplasur me deputetin e PDK-së, i cili tha se ka ardhë koha që të demaskohen shpifjet dhe trillimet me fakte e argumente.
Geci tha se vetëm në Kosovë ndodh që urdhërdhënësi i vrasjes dhe viktima të barazohen si hero.
“Merreni me mend deri ku ka mbërri soji juaj i politikës. Po e shani familjen Jashari pse nuk mendon njëjte si ju dhe vajzën e Gani Gecit. Vetëm në këtë vend urdhërdhënësi i vrasësit është hero dhe viktima është hero. Vetëm në këtë vend hero është Shaban Polluzha dhe vrasësi i tij Fadil Hoxha. Unë nuk ja vlen me u marrë me juve. Çoni prej varri ata që u vranë që ne mos të merremi me ata që na vranë”, tha ndër të tjera ajo në seancën e Kuvendit