Një punëtor gjersa ishte duke punuar në projektin infrastrukutror “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj ka gjetur vdekjen sot.
Zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Albion Sherifi,ka thënë se tanimë i ndjeri është rreth 50 vjeçar dhe pas një lëndimi të rëndë, rrugës për në spital i njëjti ka ndërruar jetë.
“Në bazë të informative të para viktima ka qenë rreth të 50-tave, është punonjës i njërës ndër kompanitë e kontraktuara në njërin nga projektet në qytet. Vdekja është aksidentale, ka pasur një lëndim të rëndë dhe pas këtij lëndimi të rëndë në përcjellje për në spital është konstatuar vdekja”, tha Sherifi për IndeksOnline.
Ai tha se hetuesit policorë dhe inspektorët e punës janë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin, me qëllim të ndriçimit të rrethanave se si ka ardhur deri te ky rast.