Fjalë Kyçe

Vdes 40 vjeçari nga Prishtina që ra nga 6 metra lartësi

Vdes 40 vjeçari nga Prishtina që ra nga 6 metra lartësi

Një person i moshës 40 vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej 5-6 metrash. Ngjarja ka ndodhur derisa ai ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale, shkruan Reporteri.net.

Vdekjen e tij për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga QKUK bëhet me dije se i lënduari ka ndrruar jetë nga lëndimet e marra”, ka thënë ai.

Policia ka konfirmuar rastin për Reporterin, derisa ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20.

Ai fillimisht pas lëndimeve ishte dërguar me emergjencë në QKUK për trajtim mjekësore.

“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash.

Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lidhur me rastin, Reporteri ka tentuar të marrë të marrë një përgjigje edhe QKUK, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetjen e dërguar me shkrim.