Biznesmeni dhe politikani, Behgjet Pacolli, ka prezantuar një projekt të ri që është i gatshëm për implementim në Prishtinë. Nga pamjet e projektit duket se lagja do të jetë shumë luksoze dhe ka pamje të mirë, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Facebook, biznesmeni dhe politikani, Behgjet Pacolli ka njoftuar se në Prishtinë së shpejti do të ndërtohet një lagje luksoze.
“Projekt i gatshëm për implementim në Prishtinë (tani përmes procedurave ligjore), ku kostoja harmonizohet me cilësinë, standardet e larta, sigurinë dhe komoditetin. Shpresoj të filloj shumë shpejt për të hapur perspektiva të reja punësimi”, ka shkruar Pacolli.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10164320846720153