Fjalë Kyçe

Ramiz Kelmendi e quan Vjosa Osmanin antiamerikane

Ramiz Kelmendi e quan Vjosa Osmanin antiamerikane

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi e ka quajtur ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin si antiamerikane.

Ish-deputeti i LDK-së dhe disa partive të tjera ka thënë se Osmani mllefin ndaj Thaçit nuk bën ta përdorë për të dëmtuar raportet me miqtë e Kosovës.

Sipas biznesmenit të njohur, Vjosa e ka obligim të vizitoj SHBA-të.

“Antiamerikanizmi i radhës veprues i UD të Presidentës Osmani
Për ti treguar besnikërinë partnerit politik që jemi në vijën e njejtë dhe ushtrimi i detyrës nuk i largon nga rrugëtimi i përbashkët znj. Osmani. Shkëputë kontratën me Wiliam Vokerin-Ambasador, ushtarak dhe njeriu që i paraqiti SHBA-së dhe botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit dhe serbëve shovenistë. Nuk duhet që nga mllefi anti Thaçi të dëmtohen pariparueshëm marrëdheniet me miqtë më të përkushtuar për Kosovën.
Nuk paraqet vlera në njërën anë Rugovizmi, vizita tek varri dhe në anën tjetër shkëputja e kontratës së përfaqësimit të Kosovës në SHBA. Poashtu nuk duhet që në emër të Feminizmit të zëvendësojë me lloje e emërimet e kritikuara më parë.

UD Osmani qe sa kohë është emëruar në këtë pozitë mbetet dhe sillet anëembanë vendit tonë dhe nuk lëvizë fare në drejtime ndërkombëtare. Ajo e ka obligim të vizitojë SHBA-të si mikun kryesor. Aty është vendi ku ndërtohet demokracia, por më kujtohet kurë pasi u zgjodhë kryetare e Kuvendit vizitoj vendlindjen e largët Zhabarin, për tju thurrurë vendasve lavde. Most ë harrojmë, ne vërtet e kemi buxhetin e vogël, por Vokeri ka kontribuar që të kemi edhe këtë buxhet dhe duhet urgjentisht të pasurohet kontrata e re, jo vetëm me të, por edhe me shumë të tjerë që Kosovës i dalin në ndihmë në kohen kur po vendoset e ardhmja e qëndrueshme e vendit tonë” shkruan Kelmendi në një reagim.