Fjalë Kyçe

Përfundon seanca, s’ka kuorum për votim të rezolutës për parandalim të dhunës në familje

Përfundon seanca, s’ka kuorum për votim të rezolutës për parandalim të dhunës në familje

Kuvendi i Kosovës, ka përfunduar punimet e seancës plenare pa votuar rezolutën që kërkon nga Qeveria e Kosovës angazhim më të madh në koordinim efektiv të mekanizmave shtetëror për parandalimin e dhunës në familje. Me vetëm 58 deputetë në sallë, nuk ka pasur mundësi për vendimmarrje.

Paraprakisht është zhvilluar debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Limani-Hajnuni ka propozuar rezolutën me rekomandimet për të cilat kërkoi nga deputetët të harmonizojnë dhe pas debatit ta miratojnë atë.

“Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që pas diskutimeve të votojnë këto rekomandime për Qeverinë e Kosovës. Nën 1 marrja parasysh e gjitha rekomandimeve të kaluara të Kuvendit dhe përfshirja e tyre në ligjin e ri për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhunën në baza gjinore i cili është në fazën e hartimit. Nën 2 koordinimin më efekt të mekanizmave shtetëror me OJQ-të dhe fondeve të dedikuara për dhunën në familje, tre të bëhet plotësim-ndryshimi i financave të pushtetit lokal dhe themelimi i granit specifik për shërbime sociale. Mes tjerash do të ndihmonte në rehabilitimin dhe ri integrimin e viktimave të dhunës në familje dhe katër të bëhet monitorimi dhe raportimi periodik në baza vjetore të ekzekutivit para Kuvendit dhe aplikohet drejtësi e paanshme për viktimat e dhunës në familje”, tha ajo.