Fjalë Kyçe

Hoti thotë se do ta detyrojnë Serbinë të tregojë vendndodhjen e të gjitha varrezave masive

Hoti thotë se do ta detyrojnë Serbinë të tregojë vendndodhjen e të gjitha varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, u dakorduan që të shihen më shpesh, teksa shtoi se autoritetet serbe do obligohet të tregojë për të gjitha vendndodhjet e varrezave masive.

Hoti, këto deklarime i bëri në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, gjersa deklaroi se qeveria në të cilën udhëheq ai do ofrojë mbështetje të vazhdueshme për të gjitha shoqatat e familjarëve të të zhdukurve, raporton Gazeta Express.

“Kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Serbia obligohet që të ofroj të gjitha të dhënat për vendndodhjen e varrezave masive”, ka thënë Hoti, duke iu referuar çështjes së të pagjeturve.

“Për këtë bisedova sot me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, me të cilët u dakorduam që takimet e këtij formati të jenë të rregullta”, deklaroi ndër të tjera i pari i ekzekutivit.https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2020/12/130707181_3903874039673921_9125391757603910863_n-600×360.jpg