Fjalë Kyçe

Numri i aplikuesve shtohet me mijëra nga ora në orë

Numri i aplikuesve shtohet me mijëra nga ora në orë

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës thotë se kanë pranuar mbi 120 mijë aplikime për tërheqjen e 10 përqindëshit, dhe pavarësisht se pati dyshime për sulm kibernetik, thotë se aplikimet janë të sigurta.

“Kemi paralajmëruar hapjen e aplikimeve sot në ora 15:00. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka ngritur dyshime për sigurinë e uebfaqes, duke llogaritur edhe fluksin tejet të lartë të aplikuesve. Për të parandaluar çfarëdo risku, vendosëm ta ndërrojmë adresën e shërbimit. Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë. Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë”, thuhet në njoftimin e Trustit.

“Nuk kemi pretenduar se gjithçka mund të parashikohej por veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuuesve. Duam të falënderojmë Agjencinë së Shoqërisë Informative (ASHI), e cila na dha ndihmë në këtë proces”, njofton FKPK-ja.