Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Skenderaj, shtatë persona të lënduar

Aksident trafiku në Skenderaj, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, në segment rrugor të fshatit llaushë.

Ngjarja ndodhi përgjatë orës 18:00, ku në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë.

Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, segmenti rrugorë fshati Llaushë. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë, si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, konfirmoi Zahiri.