Prej dy orësh tashmë protestuesit i janë drejtuar sërish sheshit Skënderbej nga ku nisi edhe marshimi i tyre.
Disa protestues tentuan t’i afrohen pemës së Vitit të Ri në shesh e cila është rrethuar me gardh metalik.
Disa protestues tentuan të heqin gardhin, por menjëherë pati gaz lotsjellës të hedhur dhe turma u shpërnda për t’u zhvendosur.
Policia ka nisur edhe në sheshin ”Skënderbej” shoqërimet e disa të rinjve që nuk iu bindën urdhrit për t’u shpërndarë.