Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Ulpianë, ka edhe të lënduar

Aksident trafiku në Ulpianë, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, në lagjen Ulpiana.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe Ambulanca.

Në disa fotografi të siguruara nga Express, shihet se një person ka mbetur i shtrirë në tokë si pasojë e këtij aksidenti, derisa ekipi i ambulancës është duke i ofruar ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ndërkaq në vendin e ngjarjes shihet të ketë dalë edhe policia e cila po merret me rastin.