Fjalë Kyçe

Nga nesër deri më 20 dhjetor do të ketë ndërprerje të ujit në Kosovë

Nga nesër deri më 20 dhjetor do të ketë ndërprerje të ujit në Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton se nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, do të ketë ndërprerje të ujit në Vragoli, Sllatinë dhe te Parku i Biznesit për shkak të vazhdimit të punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë : Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.