Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Slivovë, përkatësisht në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Në një video të publikuar shihet një veturë e cila është rrotulluar, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.
Një aksident i tillë mbrëmë ndodhi edhe në Fushë Kosovë, ku një veturë humbi kontrollin dhe u rrokullisur.