Loredana si duket nuk e ka ndërmend të ndalet duke sjellur shumë të paprituara për fansat e saj.
Pasi që po bënë namin në muzikë ajo kësaj here erdhi me një suprizë tjetër.
Këtë herë ajo ka sjellur linjën e saj të produkteve kozmetike, këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Përmes kësaj fotoje ajo ka prezantur një laps të bardhë të syve, duke shkruar përkrahë saj,” A e dëshironi këtë lapsin e syve”?
Ndërkaq ajo ka postuar edhe një foto tjetër por kësaj here në Instastory duke dhënë më shumë detaje lidhur me këtë.
“Nëse duhet të jem e sinqertë, më duhet të them se kam shpenzuar shumë për ta bërë këtë projekt sa më të përsosur, dhe nuk e kisha menduar kurrë që produktet e mia kozmetike do të ktheheshin një ditë në produktet e mia të preferuara!”, ka përfunduar ajo.