Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19 janë duke raportuar përfaqësues të Institucioneve Shëndetësore.
Deputetët kanë kërkuar informacione në lidhje me marrjen e vaksinës anti COVID-19.
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kërkuar informacione nëse Kosova po planifikon të marrë vaksinë nga Pfizer pasi sipas tij sigurimi i 20% të vaksinës nga COVAX është i pamjaftueshëm.
Ismaili ka thënë se çdo herë do ta kenë ndihmën e tij nëse kanë nevojë.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që informacione më të detajuar rreth sigurimit të vaksinës t’i japë pa praninë e mediave dhe publikut pasi sipas tij janë informacione konfidenciale.
“A mund t’i flasim këto informacione pa praninë e mediave dhe ju sigurojmë se jemi duke e trajtuar me seriozitet sigurimin e vaksinës. Ne jemi në kontakt edhe me Pfizer por janë negociata konfidenciale. Unë jam i autorizuar për negociata dhe i siguroj të gjithë se jemi në rrugë të mbarë”, ka thënë Zemaj.
Ministri Zemaj ka thënë se 20% e vaksinave anti COVID-19 do të jepët falas për Kosovën.