Tolgahan rrëfeu emocionet e të bërit baba.
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman ka pak kohë që kanë zbuluar se po presin të bëhen prindër për herë të dytë, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ishte Almeda ajo e cila publikoi një video, në të cilën zbuloi gjininë e foshnjës që po pret dhe është vajzë.
Tolga, Almeda, Efehan dhe e gjithë familja e tyre ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e aktorit dhe aty mori dhuratën më të bukur, pasi mësoi se po bëhet baba i një vajze.
Aktori publikoi në Instagram atë video dhe i emocionuar thotë se kjo ishte dhurata më e mirë për të.
“Ky lajm ishte dhurata ime më e bukur për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të bukur që mund të merrja”, shkruan Tolga.