Një zyrtar policor dyshohet se ka vrarë vajzën e tij e më pas edhe veten në orët e mbrëmjes së sotme.
Burime të KALLXO.com tregojnë se dyshohet se vrasja dhe vetëvrasja janë kryer me armë zyrtare të policit.
I njëjjti sipas burimeve brenda Policisë Kufitare në Prizren ka qenë punonjës i Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Vërmicë- Vija e Gjelbër.
Dyshimet e para sipas burimeve janë se polici ka pasur një problem me vajzën e tij.
Tutje KALLXO.com mëson se zyrtari policor ka jetuar në një shtëpi së bashku me vëllezërit e tij.