Fjalë Kyçe

Pa asnjë arsye u rrahen tre policë në Prizren, nga dy persona që ishin të dehur “rrotë”

Pa asnjë arsye u rrahen tre policë në Prizren, nga dy persona që ishin të dehur “rrotë”

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë janë sulmuar tre zyrtar policor në Prizren, tek Sheshi Shatërvan.

Dy të dyshuarit janë arrestuar, të cilit ishin në gjendje të dehur, transmeton IndeksOnline.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Sheshi Shatërvan, Prizren 16.12.2020 – 20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pa ndonjë arsye kanë sulmuar fizikisht tre zyrtar policorë, që ishin në detyrë zyrtare. Tre zyrtarët policore kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.