Ditëve të fundit, në vendin tonë ka një rënje të vogël të të infektuarve me Covid19.
Jo pak njerëz, kanë zgjedhur që këtë situatë ta shfrytëzojnë për të bërë biznes.
Ne Ueb-faqe të ndryshme për shit-blerje ofrohen aparatura me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, duke mos lënë anash as bocat e oksigjenit.
Çmimet e tyre janë nga më të ndryshme.
Një aparat për oksigjen, 8 litërshe, shitet për 800 euro.
Aparatura të ngjashme po jepen edhe me qera, aktualisht për personat e infektuar me Covid19.
Gjatë 24 orëve të fundit pozitivë me Covid19 kanë dalë gjithësej 296 persona, derisa 5 të tjerë kanë humbur luftën me këtë virus.
IndeksOnline ka zhvilluar biseda me disa persona, të cilët kanë vënë në dispozicion për shitje ose qera aparatura dhe si dhe boca të oksigjenit.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=220172752955312