Fjalë Kyçe

Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në rrugën Skenderaj – Klinë

Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në rrugën Skenderaj – Klinë

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.

Saktësisht, aksidenti ka ndodhur në segmentin që përfshin fshatin Kopiliq.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile, transmeton KP.

Për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.