Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi kohëve të fundit po përfolët mjaftë që kur tregojë publikisht që është në një lidhje dashurie.
Pati pyetje të shumta duke dashur të dinë më shumë rreth vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën këngëtarit, e që sot me anë të një imazhi vendosi ta shuaj kureshtjen, shkruan “Kosovarja”.
Ajo çka mori vëmendje është kombinimi në veshje ku të dy janë shfaqur të veshur me ngjyrë të zezë.
Duke ia vendosur dorën në kraharor, dyshja po duken mjaftë të lumtur së bashku.
Menjëherë pas publikimit ky imazh mori komente të shumta, duke iu uruar jetë të gjatë çiftit.