Kompania turke e teknologjisë, për të plotësuar nevojat në fushën ushtarake dhe civile, ka prodhuar një helikopter pa pilot për të përfituar një mjet fluturues me kapacitet të transportit të rëndë dhe mundësi të gjatë fluturimi.
Administratori i nivelit të lartë të “Titra Teknologji”, Selman Donmez tha se “SBI Bilisim” e themeluar në vitin 2016 për të dhënë shërbim publik, vepron si një grup kompanish.
Donmez deklaroi se kompania vendosi të punojë në helikopterin pa pilot, të cilin ata e panë si një hapësirë të zbrazët në teknologjitë pa pilot dhe dha informacion në lidhje me skenarët e përdorimit të këtij mjeti.
Ai tha se duke qenë se ka një kapacitet të lartë të transportit të ngarkesës mund të përdoret me qëllime logjistike në fushën civile kurse në raste emergjence, duke u integruar në një stacion bazë, mund të vlerësohet në fushën e komunikimit.
Kurse në aspektin ushtarak mjeti pa pilot mund të bëjë transportin e municioneve në zonën e operacioneve dhe të furnizimit.
Ai tha se synimet prioritare është të sigurojnë nevojat e Turqisë në fushën që ata punojnë dhe do të vlerësojnë vendet mike dhe vëllazërore në fushën ushtarake si dhe mundësitë e eksportit që synon përdorues të ndryshëm. /trt/