Sonte, rreth orës 19:00 një person është ndaluar në Prishtinë derisa Policia e Kosovës ka gjetur se ai posedonte edhe një revole dhe thikë.
“Sot më datë 19.12.2020 rreth orës 19:00, në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Citroën me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që në një çantë dore të gjejë dhe të sekuestroj:
Një (1) revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm, tetë (8) copë fishek, kalibër 7.65 mm, si dhe, një (1) thikë. I dyshuari D. B, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.