Ermira Shkodra Agushi javë më parë u bë nënë për herë të parë.
Nga ndjesia e mrekullueshme që po e përjeton, ajo nuk po i ndal publikimet e shumta në llogarinë e saj në Instagram, shkruan “Kosovarja”.
Duke mos e publikuar ende portretin e djalit, kemi pasur rastin të shohim imazhe të ndryshme duke treguar se si po kujdesen ata për djalin e tyre.
Së fundmi ndau një imazh duke e mbajtur djalin në krahë, ku si Goldi edhe ajo po kujdesen mjaftë për të voglin e tyre.